Antonio Cassano, ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë dhe tashmë analist në YouTube, ka dhënë mendimin e tij për Juventusin në podkastin “Viva El Futbol”.
Cassano kritikon futbollistët e Juventusit, prej tyre edhe yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
“Pastaj është edhe pjesa tjetër e skuadrës. Pas lëndimit, Bremer është vetëm hija e vetvetes.
Lucumì te Bologna dukej si Beckenbaueri, ndërsa tani është një katastrofë. Cambiaso, që kur filluan të flisnin se e dëshiron Manchester City, se është Cancelo i ri dhe se kushton 60 milionë euro, është bërë i papërzgjedhshëm. Më thoni ju, djema: Boga dhe Zhegrova janë futbollistë tipikë për vetëm gjysmë ore lojë”, ka thënë Cassano, raporton “TuttoJuve”.
“Unë nuk mund ta imagjinoj Juventusin duke fituar, kur lojtari tek i cili mbështetet skuadra është Yildiz.
Megjithatë, për momentin ai nuk ka aspak faj, pasi nuk është mirë me shëndet. I shkreti! Shpresoj të rikthehet sa më shpejt”, ka deklaruar ish-sulmuesi, i cili gjatë karrierës ka luajtur për Barin, Romën, Real Madridin, Sampdorian, Milanin dhe Interin.