Shqipëria përballë një rreziku që mund të ndryshojë gjithçka…

Futboll

Shqipëria përballë një rreziku që mund të ndryshojë gjithçka…

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Shqipëria është ende në garë për një vend në vazon e tretë të shortit të kualifikueseve të EURO 2028. Situata është përmirësuar, por kuqezinjtë nuk e kanë siguruar ende këtë pozicion dhe sfida e së dielës ndaj Bjellorusisë mund të ketë ndikim të rëndësishëm në llogaritë përfundimtare.

Sipas simulimeve të publikuara nga Football Meets Data më 12 nëntor, Shqipëria ka 65.6% mundësi për të përfunduar në vazon e tretë, ndërsa rreziku për të rënë në të katërtën vlerësohet në 34.4%. Një përmirësim me 13 pikë krahasuar me përllogaritjet e mëparshme, por ende pa garanci.

Në anën tjetër, Bjellorusia ka shanse të barabarta me Shqipërinë, por në kahun e kundërt: 34.4% për vazon e tretë dhe 65.6% për të katërtën. Për këtë arsye, përballja mes dy përfaqësueseve nuk ka rëndësi vetëm për objektivin në Nations League, por edhe për pozicionimin në shortin e Europianit.

Si paraqiten pesë vazot?

Në vazon e parë, Portugalia, Spanja, Anglia, Franca, Holanda, Italia, Greqia dhe Belgjika e kanë siguruar pozicionin. Danimarka dhe Gjermania janë gjithashtu shumë pranë, me përkatësisht 98% dhe 97.6% mundësi.

Ad

Në vazon e dytë, Turqia dhe Zvicra janë të sigurta, ndërsa Suedia, Austria dhe Bosnjë-Hercegovina janë pranë këtij objektivi. Një garë e fortë zhvillohet edhe mes Irlandës dhe Kosovës.

Në vazon e tretë janë të sigurta Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shqipëria, Bjellorusia, Sllovakia, Islanda dhe Gjeorgjia presin të mësojnë pozicionimin përfundimtar.

Në vazon e katërt kanë siguruar vendin Qipro, Finlanda, Moldavia, Armenia, Kazakistani, Letonia dhe San Marino, ndërsa në të pestën janë Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra dhe Lihtenshtajni.

Për kuqezinjtë, objektivi është të ruajnë pozicionin në vazon e tretë dhe të shmangin një short potencialisht më të vështirë në rrugën drejt EURO 2028.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat