Një ditë para sfidës “finale”, Rolando Maran largon lojtarin nga grumbullimi!

Futboll

Një ditë para sfidës “finale”, Rolando Maran largon lojtarin nga grumbullimi!

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 19:44
Kombëtarja shqiptare

Një ditë para sfidës “finale”, Rolando Maran largon lojtarin nga grumbullimi!

Mbrojtësi Samuele Sina nuk ka udhëtuar me Kombëtaren A drejt Budapestit për ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, pasi është bashkuar me Kombëtaren U-21.

Sina do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës U-21, që do të zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. 

19-vjeçari luan me Union Brescia në Serie C të Italisë, ndërsa debutimin te Shqipëria e ka kryer më datën 29 shtator të këtij viti kundër San Marinos, Liga e Kombeve. .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat