Kroacia me tri pikë në Osijek, Çekia bie në Ligën B!

Futboll

Kroacia me tri pikë në Osijek, Çekia bie në Ligën B!

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 21:10
Kombëtarja e Kroacisë

Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen e zhvilluar në Osijek, në kuadër të Grupit 3 të Ligës A të Kombeve.

Kroacia kaloi në epërsi që në minutën e dytë të takimit. Ivan Perishiç përfitoi nga një top në hyrje të zonës së rreptësisë dhe, pa hezitim, goditi drejt portës.

Topi përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Çekia arriti të barazonte në minutën e 84-të. Adam Hlozhek realizoi një gol fantastik, pasi depërtoi mes kundërshtarëve dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë. Portieri Dominik Livakoviq mbeti i pafuqishëm.

Por gëzimi i çekëve zgjati vetëm tri minuta!

Në minutën e 87-të, Kroacia riktheu epërsinë. Lovro Majer pranoi një pasim në hyrje të zonës së rreptësisë dhe me një goditje të përkryer e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke vulosur fitoren 2:1.

Me këtë fitore, Kroacia e përfundon garën në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Çekia mbetet në fund të grupit me zero pikë dhe bie nga Liga A në Ligën B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat