Lajmi më i mirë për Juventusin vjen nga Edon Zhegrova 

Futboll

Lajmi më i mirë për Juventusin vjen nga Edon Zhegrova 

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 17:55
Edon Zhegrova gjatë stërvitjes

Futbollisti Edon Zhegrova ka dhënë sinjale pozitive në stërvitjen e Juventusit, duke i dhënë një lajm të mirë trajnerit Luciano Spalletti para ndeshjes me Venezian.

Sipas mediumit italian, “Tuttosport”, Juventusi po vazhdon përgatitjet në qendrën stërvitore në Continassa për përballjen e radhës në Serie A, që do të zhvillohet të dielën, më 22 nëntor.

Pas pushimit për shkak të angazhimeve të kombëtareve, bardhezinjtë synojnë të rikthehen me fitore në kampionat, në përpjekje për të rikuperuar pikët e humbura dhe për t'iu afruar zonës së Ligës së Kampionëve.

Zhegrova stërvitet me grupin, katër futbollistë ndaras

Lajmi më i mirë për Juventusin vjen nga Edon Zhegrova.

Futbollisti nga Kosova ka marrë pjesë në të gjithë seancën stërvitore të së mërkurës së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, pa shfaqur probleme fizike.

Ky është një sinjal pozitiv pas shqetësimeve që kishte përjetuar gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, për shkak të të cilave ishte larguar nga grumbullimi dhe kishte munguar në ndeshjen kundër Irlandës.

Ndërkohë, katër futbollistë të tjerë kanë vazhduar stërvitjen e diferencuar. Bëhet fjalë për Andrea Cambiason, Zeki Çelikun, Pierre Kalulun dhe Nico Gonzálezin.

Çeliku është kthyer nga angazhimet me Kombëtaren e Turqisë me shqetësime fizike në kofshën e majtë, por ekzaminimet kanë përjashtuar ndonjë dëmtim.

Situata e Kalulut është më e komplikuar, pasi mbrojtësi francez pritet të mungojë në përballjen me Venezian për shkak të një dëmtimi muskulor.

Ndërkohë, gjendja e Cambiasos dhe Nico Gonzalezit do të vlerësohet nga stafi mjekësor dhe teknik në ditët në vijim.

Spalletti shpreson të ketë sa më shumë futbollistë në dispozicion për ndeshjen e së dielës, ndërsa rikthimi i Zhegrovës në stërvitje të plotë përbën një lajm inkurajues për Juventusin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat