Madhështore, Enver Idrizi nderohet me çmim special nga Federata e Karatesë së Kosovës 

Sporti

Madhështore, Enver Idrizi nderohet me çmim special nga Federata e Karatesë së Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:52
Nazmi Gashi, Selim Pacolli dhe Enver Idrizi

Enver Idrizi, emër i madh i sportit shqiptar, sot nderohet me çmim të veçantë nga Federata e Karatesë së Kosovës, me president Ismet Krasniqi.

Emocionet ishin të pashmangshme në  këtë ceremoni madhështore, që u mbajt në Swiss Diamond Hotel, në sallën Dyar në Prishtinë. Presidenti i FKK-së, Ismet Krasniqi, thuri fjalë më të mira të mundshme për ish karateistin me famë botërore.

Aty ishte edhe Selim Pacolli, nënkryetar i KK të Prishtinës, Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës dhe figura të tjera të njohura.  Idrizit iu nda çmimi i veçantë, "Karateisti më i madh Mbarëshqiptar".

Image

Enver Idrizi

Enver Idrizi gjithsesi ishte i nderuar posaçërisht i emocinuar deri në pikën e fundit, për këtë nder, për këtë çmim të veçantë që iu nda nga FKK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat