Si u shfaq flamuri i Kosovës në Beograd, flet Gembi Juniku

Sporti

Si u shfaq flamuri i Kosovës në Beograd, flet Gembi Juniku

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Gembi Juniku në Beograd

Gembi Juniku është atleti nga Gjakova i cili mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Brasilian Jiu Jitsu AJP Tour” i cili u mbajt në Beograd.

“Brasilian Jiu Jitsu” është sport luftarak Grappling, i ngjajshëm me mundjen dhe judon në të cilin lufta zgjatë deri sa njëri nga garuesit të dorëzohet, humb me pikë ose dhe shkakton ndonjë thyerje ose lëndim te kundërshtari.

Në këtë turne, Juniku mori vendin e dytë duke e mposhtur malazezin Nikola Sekovic i cili garonte për klubin serb Gracie Barra Beograd, raporton KosovaPress.

Me rastin e ndarjes së çmimeve, në ekranet televizive që ndodheshin brenda sallës u shfaqën edhe simbolet e Republikës së Kosovës, përkatësisht flamuri i Kosovës, gjë e cila ka ndodhur për herët të parë në këtë shtet.

Vet Juniku thotë se nuk ka pasur asnjë tentativë për të mos e lejuar shfaqjen e simboleve të Kosovës dhe se është respektuar maksimalisht nga organizatorët e këtij turneu në Beograd.

“Nuk ka pasur asnjë tentativë për të mos e lejuar shfaqjen e simboleve të Kosovës në këtë turne. Kemi kaluar shumë mirë dhe jemi pritur shumë mirë nga organizatorët atje. Nga Kosova unë jam nisur nga Prizreni dhe kam udhëtuar pas pasur asnjë problem deri atje”, ka thënë Juniku.

Në këtë garë Gembi është paraqitur duke përfaqësuar klubet Tirana MMA Center dhe Fight Club 07.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat