Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut “Ahmet Hoxha 2022”

Sporti

Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut “Ahmet Hoxha 2022”

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:22
Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut “Ahmet Hoxha 2022”

Në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu i 23-të përkujtimor për senior/e “Ahmet Hoxha 2022” që pati një pjesëmarrje të madhe të pingpongistëve të Kosovës si dhe të disa pingpongistëve nga Shqipëria.

Pasi u bë hapja e turneut delegacioni i FPPK-së bëri homazhe tek varri i heroit të kombit Ahmet Hoxha për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy bashkëlojtaret nga ‘Drita’ e Gjilanit, Linda Zeqiri dhe Alma Mehmeti e cila arriti ta befasoj kampionen e shumëfishtë Linda Zeqirin me rezultat 3-1.

Në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani e mposhti Lenë Osmanin poashtu me rezultat 3 me 1 kështu për tu ndeshur me Alma Mehmetin në finale e cila ishte një ndeshje e barazpeshuar por të cilën në fund arriti ta fitoj Alma me rezultat të ngushtë 3-2 për ta mbrojtur titullin e kampiones të këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku i cili fitoi me lehtësi me rezultat 3-0 sikurse Chric Doran që e mposhti Blend Hajdarin me të njejtin rezultat në gjysmëfinalen e dytë.

Në finale Fatih Karabaxhaku nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit të turneut tradicional “Ahmet Hoxha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat