Selektori i Kosovës mburret me Islam Selmanin dhe Vlera Qerimin

Sporti

Selektori i Kosovës mburret me Islam Selmanin dhe Vlera Qerimin

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:29
Selektori i Kosovës mburret me Islam Selmanin dhe Vlera Qerimin

Selektori i kombëtares së Kosovës në karate, Ylber Syla, është i ngazëllyer me karateistin Islam Selmani, kampion i ri i Evropës në kategorinë – 55 kg për junior, në garën që u mbajt në Pragë të Çekisë.

Sa i përket karateistes Vlera Qerimi, tha se nuk i priu fati në luftë për medalje të bronztë. 

“Historike, hera e parë në historinë e karatesë dëgjohet himni i Republikës së Kosovës në arenat e nivelit evropian.

Islam Selmani zuri vendin e parë në kampionatin Evropian në kategorinë -55 kg për junior.

Vlera Qerimi ishte e pafat pas tri fitoreve nuk mundi që në luftën për medalje ta mund nelgen dhe u rendit e 5-ta në kategorinë U21 -68 kg”, ka shkruar Syla në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat