Me kërkesë të një klubi shkarkohet Raif Musa dhe nuk ka vend për ankesë në FKK!

Sporti

Me kërkesë të një klubi shkarkohet Raif Musa dhe nuk ka vend për ankesë në FKK!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2022 Në ora: 12:29
Me kërkesë të një klubi shkarkohet Raif Musa dhe nuk ka vend për ankesë në FKK!

Në sportin tonë nuk kanë të sosur çuditë! Shkarkimi i Raif Musës nga kryesuesi i komisionit të trajnerëve është për t’u habitur duke iu referuar një vendimi që e ka lëshuar zyra e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Në vendimin e FKK--së nuk jepet ndonjë arsyetim bindës përveç që i bëhet me dije Musës se është kërkesë e klubit Sharri dhe aq më interesant, në fund shkruan: Nuk ka vend për ankesë! Kemi siguruar vendimin e FKK-së, ku jepet arsyetimi i shkarkimit të Musës!

“Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të FKK-së së mbajtur me datën 14.09.202, në orën 17.00, në sallën e konferencave në shtëpinë e sporteve në Prishtinë, pasi u shqyrtua kërkesa e K.K Sharri - Ferizaj u hapë një debat për kërkesën në fjalë dhe pas shumë debateve dhe analizave nga Anëtarët e Bordit dhe kryetarit të FKK-së z. Avni Gashi dhe pasi që kërkesa e Klubit të lartëcekur përmbante "kërkesën për shkarkim" për kryesuesin të Komisionit të trajnerëve z. Raid Musa, Kryetari i FKK- z. Avni Gashi e hodhi në votim kërkesën për shkarkimin e kryesuesit të Komisionit të trajnerëve z. Raif Musa ku me votim të hapur u shkarkua nga pozita kryesuesit të komisionit të trajnerëve në FKK. 

Image

Vendimi i FKK-së

Vendimi për shkarkim ju dërgohet palëve si në vazhdim
Arkivi të FKK-së dhe
z. Raif Musa
sekretarit të FKK-së
Këshilla juridike: 
Meqenëse BE i FKK-së, është organ ekzekutiv ai emëron dhe shkarkon bashkëpunëtorë profesional si dhe komisioni funksional brenda FKK-së, andaj ju rekomandojmë që këtë vendim mos ta apeloni brenda FKK-së, sepse nuk ka vend për ankesë”,
shkruan në vendim e lëshuar nga FKK.

Cila ishte kërkesa e KK Sharrit?  Për se u shkarkua Musa, për sjellje të pahijshme, për shkelje të rregullave, për mos respektim të punës apo u shkarkua për pikë të qejfit? Në vendimin e FKK-së, nuk jepet asnjë sqarim shkarkimi përveç që thuhet me kërkesë të KK Sharrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat