Seferi nuk la gjë pa thënë për jetën e tij personale dhe profesionale!

Sporti

Seferi nuk la gjë pa thënë për jetën e tij personale dhe profesionale!

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Taulat Seferi

Çunat e Kombëtares padyshim janë në vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi ka qenë Taulat Seferi i cili është rrëfyer në një intervistë për “Më Lër të Flas”.

Futbollisti shqiptar nuk ka lënë gjë pa treguar që nga lidhja e tij, pagesa për fitoret e deritanishme apo dhe fëmijëria e tij.

“Golat ia dedikoj mamit tim. Sepse babai ka pasur probleme dhe ajo na ka rritur me forcën e saj. Tani kur kam filluar karrierën mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete. Tani ka filluar të vijë në stadium, sepse para ka pasur shumë emocione. Ajo më ka sjellë fat,”-tha Seferi kur u pyet kujt ia dedikon golat.

Në lidhje me partneren e tij ai tregoi: “Unë jam në një marrëdhënie. Është shqiptare dhe jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë. I ka parë edhe ajo “meme-t” që janë bërë në TikTok apo Instagram. Ndonjëherë bëhet xheloze por, e kalojmë me sportivitet. Ia kam dhënë sigurinë.

Vajzat i falenderoj për mbështetjen, por jam i lumtur. Akoma nuk kemi plane për fejesë, por në një të ardhme të afërt do të kemi dicka të re,”-shtoi ai.

Taulanti foli edhe për fillimet e tij: Dashurinë për futbollin e kam nga gjyshi i ndjerë. Kur kam filluar nuk kemi pasur kushte fare. Unë në gjithë grupmoshat e Maqedonisë kam qenë aty. Por gjithmonë zemra ime ka dashur të luajë për Kombëtaren Shqiptare. Dhe kur më ka ardhur ftesa nuk e kam menduar as edhe një sekondë dhe e kam pranuar me gjithë shpirt.

Na dhuruan super emocione, por sa janë paguar djemtë e Kombëtares deri tani? “Në fitoren ndaj Çekisë na shpërblyen me nga 10 mijë euro për person. Për kualifikimin akoma nuk kemi marrë asgjë,”-sqaroi Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat