Ismet Krasniqi e takon presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës

Sporti

Ismet Krasniqi e takon presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës

Më: 15 prill 2025 Në ora: 11:53
Pamje

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë mirëpritur presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen, njëherit kryetar i Federatës së Gjimnastikës së Turqisë.

Ai shoqërohej nga udhëheqësit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, në krye me kryetarin Shkumbin Maqastena.

Presidenti Krasniqi, duke e njohur presidentin Çelen me sukseset e sportit tonë, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin si me FGJK-në për zhvillimin dhe masivizimin e gjimnastikës në vendin tonë.

Palët diskutuan edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, si dhe atë të Turqisë, për të avancuar edhe më tej gjimnastikën në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat