Shqipëria në mundje, me 11 sportistë në Europian

Sporti

Shqipëria në mundje, me 11 sportistë në Europian

Më: 1 prill 2026 Në ora: 19:57
Pamje nga gara

Federata Shqiptare e Mundjes ka zyrtarizuar ekipin përfaqësues me të cilin do të konkurrojë në Kampionatin Europian, kompeticion që do të zhvillohet në Tiranë më datat 20-26 prill.

Shqipëria do të paraqitet me 11 sportistë në eventin më prestigjioz kontinental të mundjes.

Kështu ekipi kuqezi në stilin greko-roman do të formohet nga Bajram Sina, Gjetë Prenga, Kevin Kupi, Klodjan Shehu, Marjan Kola dhe Griseld Kodra.

Ndërkohë në stilin e lirë janë Endrio Avdyli, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Mateo Kola dhe Albin Peposhi.

Kujtojmë që Eurpiani është eventi i radhës madhor që vjen në vendin tonë, me Shqipërinë që është shndërruar gjatë viteve të fundit në epiqendrën ndërkombëtare të mundjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat