Tottenham deklason skuadrën bullgare! Winks shënon nga 40 metra

Futboll

Tottenham deklason skuadrën bullgare! Winks shënon nga 40 metra

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:48
Tottenham deklason skuadrën bullgare! Winks shënon nga 40 metra

Skuadra angleze, Tottenham, me lehtësi e mposhti me rezultat 4:0 Ludogorets, në kuadër të xhiros së katërt të grupit J të Europa League. 

Skuadra bullgare u deklasua keq me rezultat dhe mbeten në kuotën e zero pikëve. 

Golat i realizuan Carlos Vinicius (16' e 34'), Harry Winks (63') dhe Lucas (73'). 

Duhet veçuar golin e Harry Winks, që realizon nga rreth 40 metra në këndin e majtë të skuadrës bullgare. 

Tottenham ka 9 pikë sa ka edhe Antwerpen, ndërsa LASK është në pozitën e tretë me 6 sosh dhe Ludogorets në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat