Gazetari italian: Të gjithë lojtarët shkuan në zhveshtore, Shqiptari nga Kosova...

Futboll

Gazetari italian: Të gjithë lojtarët shkuan në zhveshtore, Shqiptari nga Kosova...

Më: 1 janar 2021 Në ora: 01:44
Gazetari italian: Të gjithë lojtarët shkuan në zhveshtore, Shqiptari nga Kosova...

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Serie A-së italiane.  

Të gjithë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet që rikthehen në fundjavë.

Lojtarët e Lazios kanë zhvilluar sot pasdite seancë stërvitore para ndeshjes ndaj Genoas që zhvillohet të dielën.

Gazetarit italian Niccolo Di Leo, i ka bërë përshtypje përkushtimi i Vedat Muriqit që ka vazhduar të ushtrojë gjuajtjet në portë edhe pasi shokët e tij e përfunduan seancën.

“Pas përfundimit të seancës së rregullt stërvitore, derisa lojtarët hynin në zhveshtore, Vedat Muriqi ka qëndruar në fushë duke i ushtruar gjuajtjet në portë” ka shkruar Di Leo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat