Renova, skuadra e parë që fillon përgatitjet në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Renova, skuadra e parë që fillon përgatitjet në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:02
Renova, skua dra e parë që fillon përgatitjet në Maqedoninë e Veriut 

Pushimi dimëror ka përfunduar për Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. 

Nesër, duke filluar në orën 12.00, trajneri Qatip Osmani do t’i njoftojë lojtarët me plan-programin e përgatitjeve, dhe më pas nga ora 13.00 do të zhvillohet edhe stërvitja e parë. 

Renova nga të gjitha klubet e Ligës së Maqedonisë në futboll,  do të jetë skuadra e parë që do të fillojë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.

Përndryshe, Renova do të bëjë pjesën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe më pas do të zhvendoset në Ohër, ku përveç stërvitjeve të zakonshme, do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, si me  Rabotniçkin dhe Ohrin.

Raportohet se në ditët në vijim Renova pritet të përforcojnë radhët e tyre me të paktën tre emra të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat