Efekti CR7, portugezit i mjafton një muaj për të “pushtuar” Kinën

Futboll

Efekti CR7, portugezit i mjafton një muaj për të “pushtuar” Kinën

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:25
Cristiano Ronaldo

Futbollistët janë ikona që ndiqen kudo.

Ronaldo është ylli më i ndjekur në Instagram, duke lënë mbrapa yllin e muzikës Ariana Granda dhe atë të wrestling dhe kinemasë Dwayne “The Rock” Johnson.

Në Kinë, Instagram është në listën e zezë të aplikacioneve të bllokuara. Në vendin aziatik, platformat më të përdorura në Tik Tok, Weibo, një përzierje mes Facebook dhe Twitter, dhe Kuaishou, një tjetër rrjet social.

Siç ka bërë të ditur Sportbible, pas rreth një muaji nga regjistrimi i tij te Kuaishou, Cristiano Ronaldo është bërë më i ndjekuri me 7.7 milionë ndjekës, ndërsa në Weibo ka fituar në pak kohë pesë herë më shumë ndjekës se Neymar.

Për ta festuar këtë arritje, Ronaldo ka publikuar një postim falënderimi që është bërë futbollisti më i ndjekur në Kinë.

“Faleminderit të gjithëve për këtë vlerësim. E di sa shumë e duan futbollin fansat e mi kinezë, është një nder i madh për mua. Ju uroj më të mirën të gjithëve ju dhe shpresoj t’ju takoj shpejt”.

Në këtë renditje të personazheve popullorë të botës së futbollit në Kinë, në vendin e dytë është Beckham, Neymar është i treti, ndërsa surpriza vjen në vendin e katërt, që mbahet nga Anthony Martial.

Ka një shpjegim: kampionati më i ndjekur në ato anë është Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat