Nuk ka rrezik për lëndim afatgjatë, rikthehet shpejt Boateng

Futboll

Nuk ka rrezik për lëndim afatgjatë, rikthehet shpejt Boateng

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:05
Jerome Boateng

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, ka shpëtuar nga një lëndim.

Boateng luajti rreth 70 minuta në ndeshjen derbi ndaj Borussia Dortmundit, kur u detyrua të largohej nga loja.

Boateng u pa duke e mbajtur këmbën dhe nuk dukej që ishte lëndim i lehtë për gjermanin.

Por, sipas “Bild”, gjermani është mirë dhe nuk ka rrezik që lëndimi i tij të jetë afatgjatë. Pra, Boateng do të riktheht shumë shpejtë.

Bayerni mundi Dortmundin edhe pse u gjend dy gola në disavantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat