Verratti dhe Florenzi shërohen nga COVID-19, të gatshëm për Bayernin

Futboll

Verratti dhe Florenzi shërohen nga COVID-19, të gatshëm për Bayernin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:53
Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi

Dyshja e Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë shëruar me sukses nga COVID-19.

Sipas L’Equipe, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë rikuperuar nga COVID-19 dhe mund të jenë në dispozicion kundër Bayern Munichut të martën.

Të dy lojtarët rezultuan pozitivë për COVID pas kthimit të tyre nga detyra me Kombëtaren italiane dy javë më parë.

Italia pati një shpërthim në kampin e saj, pasi De Rossi dhe tetë lojtarë rezultuan pozitivë.

Por, sipas disa mediave në Francë tani thuhet se testet më të fundit të testimeve të kryera nga Florenzi dhe Verratti rezultuan negative.

Lojtarët humbën ndeshjen e parë ndaj Bayernit, por tani ata mund të paraqiten në të dytën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat