Sikur nëpër filma, ja si e qëllojnë me plumba menaxherin e futbollit 

Futboll

Sikur nëpër filma, ja si e qëllojnë me plumba menaxherin e futbollit 

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:12
Sikur nëpër filma, ja si e gjuajnë me plumba menaxherin e futbollit 

Janë publikuar xhirimet se si u qëllua nga xhipi i zi Roman Bezubov. Po ashtu kamerat e sigurisë regjistruan të gjithë incidentin.
Menaxheri i futbollit Roman Bezubov, u qëllua në rrugë në Riga, që tronditi Letoninë.

Gjithçka ndodhi si në film, një xhip i zi bllokoi automjetin e menaxherit fatkeq, dhe më pas pati disa të shtëna.

Ai ishte një ish-futbollist, i cili luajti për klubet e ligës lokale Daugava dhe Jurmala dhe kishte rreth 140 ndeshje para se të largohet nga loja aktive. 

Policia është në kërkim të autorëve dhe është e qartë se bëhet fjalë për një përplasje midis mafisë letoneze të futbollit.

Ministri konfirmoi se ka filluar një hetim në shkallë të gjerë për të zbuluar rrethanat e të shtënave, si dhe për të identifikuar vrasësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat