Dhimbje koke për Zidane, mesfushori izolohet dhe humbet duelin me Getafen

Futboll

Dhimbje koke për Zidane, mesfushori izolohet dhe humbet duelin me Getafen

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:30

Real Madrid luan në Getafe ndeshjen e radhës në kampionat.

“Los Blancos” po garojnë fort me Atletico Madrid dhe Barcelonën për fitimin e titullit, dhe vetëm dy pikë është distanca mes tre skuadrave.

Trajneri Zinedine Zidane ka humbur shërbimet e një mesfushori për duelin e mbrëmjes së sotme (21:00). Bëhet fjalë për Federico Valverde, lojtarin nga Uruguai.

22-vjeçari latin ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke u detyruar të futet në karantinë, lajm që konfirmohet nga kampionët në fuqi të Spanjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat