Ky është lojtari i parë që flet për Superligën Evropiane

Futboll

Ky është lojtari i parë që flet për Superligën Evropiane

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:19
Ander Herrera

Lojtari i parë që është deklaruar për Superligën Evropiane është Ander Herrera.

Herrera në një mesazh të publikuar në rrjetin e tij social, Twitter, ka dhënë mendimet dhe ndjenjat e tij me krijimin e ligës së re.

“Unë rashë në dashuri me futbollin e fitozëve, me ëndrrën që të shoh klubin që dua të luftojë me të mëdhenjt” tha ai.

“Nëse kjo Superliga Evropiane ndodhë, ato ëndrra do të përfundojnë”, shtoi ai.

“Unë besoj në një Ligë e Kampionëve të reformuar, dhe jo të pasurit të marrin atë që kanë krijuar njerëzit, që është sporti më i bukur në planet”, përfundoi Ander Herrera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat