Bayerni nuk do ta transferojë Sanchon, këto klube angleze janë të interesuara

Futboll

Bayerni nuk do ta transferojë Sanchon, këto klube angleze janë të interesuara

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:57
Jadon Sancho

Jadon Sancho është bërë “mollë” sherri për klubet evropiane.

Ditëve të fundit u spekulua se Bayern Munchen do të hyjë në garë për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, lajmi përgënjeshtrohet nga gazetari i “Bild”, Christian Falk, i cili tha se “bavarezët” nuk dëshirojnë të bëjnë një gjë të tillë për shkak se Sancho kushton më shumë se 100 milionë euro dhe Bayerni nuk ka në plan të shpenzojë një shumë të tillë për asnjë lojtar.

Por, sipas Falk, Liverpooli dhe Manchester United janë në garë për nënshkrimin e tij. Negociata nuk ka ndërmjet lojtarit dhe skuadrave ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat