Fiorentina ofroi 20 milionë për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Fiorentina ofroi 20 milionë për sulmuesin e Kosovës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:06
Fiorentina ofroi 20 milionë për sulmuesin e Kosovës

Ditët e fundit në Itali kanë qenë shumë të trazuara për Igli Taren dhe vëllain e tij, Genti, duke iu rikthyer një çështje ku pretendohej se ata ishin pronarët e kompanisë së basteve, Top Bast. Sakaq, pati edhe dyshime mbi çmimin e paguar për Vedat Muriqin. Të gjitha këto kanë bërë që vëllai i Tares, Genti, të reagojë për Syri TV, duke theksuar se Iglin po e godasin prej suksesit ndërsa zbuloi se për Muriqin edhe Fiorentina ofroi 20 milionë euro.

“Injorancën nuk e fal morali. Muriqi erdhi vjet te Lacio, unë kam tre vite që nuk kam qenë më konsull i përgjithshëm. Igli Tare është figurë e dashur e Shqipërisë. Ata thonë gjithashtu se duke qenë se vëllai i tij ka qenë konsull në Turqi ka mundësua blerjen e Muriqit që e ka marrë 17 milionë, por është shumë i shtrenjtë për aq. Nëse Muriqi bën 50 gola këtë sezon do i shkoj vlera 50 milion. E çfarë do të thonë ata pastaj që Genti Tare ka qenë magjistar? Çështja shkon në gjykatë dhe do ta paguajnë ato media për shkrimin që kanë bërë dhe faktet duhen verifikuar.

Gazetarët shqiptarë duhet ta mbrojnë figurën e Igli Tares që aq sa ka bërë nuk e di, po vetëm mirë i ka bërë Shqipërisë, keq nuk i ka bërë. Kjo u soll sërish në media dhe pse është çështje e mbyllur.

Pas 3 vitesh kthehet sërish në vëmendje. Po riprodhohet sikur ka hetime, nuk ka më hetime. Kjo bëhet për të goditur vllain time se është i suksesshëm atje ku është. Gazetarët kanë detyrimin moral për të verifikuar të vërtetën si shqiptar dhe për të kundërshtuar shkrimin në median italiane.

Duhet të mbrohet figura e një qytetari që vetëm mirë i ka bërë Shqipërisë, asnjëherë nuk i bërë keq. Transferimi i çuditshëm i Muriqit? Kur u ble Muriqi vjet, Fiorentina dha 20 milionë euro. Muriqi meqë kishte shqiptar te Lacio në raport me Iglin, tha do iki vetëm te Lacio. Këtë ta keni se nuk e dinte njeri”, u shpreh Tare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat