Para tre vjetësh Xherdan Shaqiri e kishte shkatërruar armikun më të madh të Kosovës

Futboll

Para tre vjetësh Xherdan Shaqiri e kishte shkatërruar armikun më të madh të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:25
Para tre vjetësh Xherdan Shaqiri e kishte shkatërruar armikun më të madh të Kosovës

Qershori i artë i Xherdan Shaqirit, sidomos e lidhin dy data të veçanta 20 dhe 22 qershor.

Para tre vjetësh (me 22 qershor - 2018) Xherdan Shaqiri e rrafshoi Serbinë në Kaliningrad të Rusisë, me golin që e shënoi në minutën e 90-të, kur Zvicra triumfoi me rezultat 2:1. 

Goli i Shaqirit e çoi në shtëpi Serbinë, duke ia humbur të gjitha shpresat në fazën e grupit.  

Ishte goli dhe fitorja më e ëmbël e tij sepse e kishte nokautuar Serbinë, armikun më të madh të Kosovës dhe kombit shqiptar.   

Shaqiri sot me 20 qershor, pas tre vjetësh, u tregua i papërmbajtshëm për Turqinë, duke i shënuar dy eurogola, në minutën e 26-të, nga 20 metra dhe në atë të 68-tën nga rreth 14 metra.

Shaqiri i artë, spektakolar dhe i frikshëm për rival. Turqia sot paketon valixhet për në shtëpi, eliminohet nga Kampionati Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat