West Bromwich edhe pse ishte vendas në stadiumin “The Hawthorns”, nuk ia doli që të frenojë Arsenalin me sulm si uragan.
Arsenali ka triumfuar me rezultat të thellë 6:0 ndaj West Bromwich, në ndeshjen e 32-ës e finales së EFL Cup.
Golat i shënuan Aubameyang (17', 45', 63'), Pepe (45+1'), Saka (50'), Lacazette (69’).
Arsenali me lehtësi e mposhti ekipin e kategorisë së dytë, duke u kualifikuar në të 16-ën e finales.
Futbollisti Granit Xhaka bëri paraqitje të mirë, u zëvendësua në minutën e 67-të dhe u kualifikuan më tej.