Ismet Munishi pas barazimit me Prishtinën: Kjo puna e penalltive është tepruar

Futboll

Ismet Munishi pas barazimit me Prishtinën: Kjo puna e penalltive është tepruar

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 21:07
Ismet Munishi pas barazimit me Prishtinën: Kjo puna e penalltive është tepruar

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në derbin e xhiros së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi nga penalltia në minutën e 84-të, por në minutën e 96-të Gjilani barazoi falë golit të shënuar me kokë nga Albert Dabiqaj.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes ka thënë se gjashtë herë ka luajtur kundër Prishtinës dhe gjithmonë ka pasur penallti për ekipin kryeqytetas.

“Më pëlqeu shumë lufta e zhvilluar në këtë takim. Kundër Prishtinës kam luajtur gjashtë herë dhe në të gjashtë takimet ka pasur penallti, kjo gjë më shqetëson shumë”, tha fillimisht Munishi që deklaroi se skuadra e tij e fitoi me meritë pikën.

“Duhet besim më i madh tek topi i kthyer, duhet besim më i madh te pasimi i fundit, unë besoj se pikën e fituam me plotë meritë”, tha Munishi.

Tutje trajneri i Gjilanit deklaruar se është i pakënaqur me pjesën tjetër të skuadrës që shumë pak e kanë shërbyer sulmuesin Blerim Krasniqi.

“Nuk jam i kënaqur me mos-shfrytëzimin e Krasniqit, është lojtar i fuqishëm dhe gjuan me dy këmbë. Është lojtari që ka shkaktuar më së shumti problem”.

Tutje ai lavdëroi gjyqtarin Dardan Çaka, por përsëri tha se puna e penalltive është e tepruar.

“T’i numëroj ndeshjet që kemi luajtur, gjithmonë po i justifikojnë rastet. Unë nuk dua të jem avokat. Dardani është njëri ndër gjyqtarët më të mirët, por kjo puna e penalltive është tepruar”.

“Prishtinën e kemi rival, është problem por ne e ndalëm me barazim. Përparësi kemi në Gjilan, kjo ka qenë normalisht edhe psikologjikisht kështu. Më pëlqeu lufta, nëse vazhdojmë kështu do të bëjmë shumë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat