Barça e shënon rekordin më të keq në historinë e Ligës së Kampionëve

Futboll

Barça e shënon rekordin më të keq në historinë e Ligës së Kampionëve

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të keq në historinë e klubit në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, pasi e pësoi humbjen e dytë radhazi në fillim të kësaj gare.

Benfica e mposhti 3:0 Barçën të mërkurën, duke ia shkaktuar disfatën e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pasi Bayern Munich e kishte mundur në ndeshjen hapëse të grupit javë më parë.

Kjo është hera e parë që katalonasit i humbin dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Një fillim të tillë Barcelona e kishte përjetuar edhe në UEFA Cup, kur ishte mposhtur dy herë nga Porto në rrethin e parë në sezonin 1972-73.

Barça është në krizë të madhe brenda dhe jashtë fushës, pasi përveç problemeve financiare – që çuan në largimin e Lionel Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat