Leart Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore, lider në Bundesliga II

Futboll

Leart Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore, lider në Bundesliga II

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:26
Leart Paçarada me St. Paulin shënojnë fitore, lider në Bundesliga II

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit shënojnë fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Dynamo nga Dresdeni, në takimin e javës së nëntë të Bundesliga II.

Futbollistët e St. Paulin treguan lojë të mirë duke arkëtuar tre pikë domethënëse.  

Paçarada u angazhua maksimalisht duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes. 

Paçarada vlerësohet me notë 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore”.  

Buchtmann (2'), Burgstaller (72'-nga penalltia), Beifus (90+4') shënuan për St. Paulin. Paçarada u zëvendësua në minutën e 87-të.

Paçarada me shokë festojnë fitoren e madhe, njëherësh marrin kryesimin në tabelë me 19 pikë, ndërsa Dynamo në pozitën e 11-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat