Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi

Futboll

Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:11
Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi

Fitorja me Hungarinë në Budapest ishte historike, spektakolare dhe mjaft e rëndësishme për ecurinë e Kombëtares Shqiptare në ecurinë e eliminatoreve të Katar 2022, megjithatë festa nuk mund të vijojë gjatë.

Kjo pasi të martën në mbrëmje kuqezinjtë i pret një tjetër finale, akoma më e rëndësishme se ajo ndaj maxharëve, këtë herë në “Air Albania” ndaj Polonisë, rivalit direkt për vendin e dytë në grup, që të siguron një biletë për fazën Play Off të Botërorit.

Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi është mungesa e Berat Gjimshitit, që pësoi një frakturë në dorë gjatë një përplasjeje në zonë në minutën e 25-të të ndeshjes me Hungarinë dhe u largua nga fusha me barelë, për t’u dërguar direkt në spital.

Si trajneri, ashtu edhe presidenti Duka konfirmuan se mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj polakëve në kryeqytet dhe vendin e tij në fushë pritet ta marrë njëri mes Kastriot Dermakut dhe Frederik Veselit, me këtë të fundit më favorit.

Megjithatë lajmi i mirë është fakti që për sfidën ndaj polakëve janë shitur të 22 mijë biletat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë i tejmbushur, për të përkrahur pareshtur djemtë kuqezi në fushën e blertë.

Pikërisht tifozëria kuqezi do të jetë lojtari i 12 në “Air Albania”, me shpresën që të bëjë diferencën në një përballje, ku marrja e tre pikëve “blindon” Shqipërinë në vendin e dytë të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat