Ronaldo: Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë

Futboll

Ronaldo: Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:54
Ronaldo: Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka premtuar që gjithmonë do të synojë më shumë pas tre golave të tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Luksemburgut në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror.

Ronaldo regjistroi hat-trickun e 58 në karrierën e tij, të 10 për Kombëtaren e Portugalisë, në fitoren me rezultat të thellë 5:0 kundër Luksemburgut.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi mbrëmë dy penallti brenda pesë minutave në pjesën e parë, kurse golin e tretë e shënoi në minutën 87’ të ndeshjes.

Po ashtu, Ronaldo arriti në kuotën e 115 golave në nivel kombëtaresh me Portugalinë.

Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë, një tjetër natë historike në mbrojtje të ngjyrave tona. Çdo gjë bëhet më e lehtë kur luajmë në shtëpi përpara tifozëve tanë që na përkrahi neve nga minuta e parë deri tek ajo e fundit”, tha Ronaldo.

“Kam premtuar që gjithmonë do të kërkojë më shumë, e më shumë. Është në ADN time dhe në ADN tonë, nuk jemi inferior, ne kurrë nuk i ulim pritshmëritë tona dhe gjithmonë ecim përpara”, shtoi Ronaldo.

Portugalia tani gjendet një pikë larg liderit të Grupit A Serbisë, por me një ndeshje më pak në duar, ku muajin tjetër do të jenë ndeshjet më të rëndësishme për portugezët drejt kualifikimit tutje për në Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat