Messias: Jam kritikuar, por nuk më ka interesuar aspak

Futboll

Messias: Jam kritikuar, por nuk më ka interesuar aspak

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Messias: Jam kritikuar, por nuk më ka interesuar aspak

Milani shpreson deri në fund falë një goli të Junior Messias kundër Atletico Madrid. Kuqezinjtë kanë shanset e tyre për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira në Champions League.

Braziliani, 30 vjeç, shënoi tre minuta para fundit të kohës së rregullt dhe pas ndeshjes ndaj spanjollëve foli për “Amazon Prime Video” dhe theksoi se kurrë nuk ndjen presion.

“Ishte e lehtë për mua të shënoja, thjesht finalizuam aksionin. E them këtë sepse nuk ndjej fare presion kur zbres në fushë. Kam besim te ajo që bëj, te mënyra se si punoj.

Jam kritikuar, por nuk më ka interesuar aspak, mjafton që të ndihem mirë. Unë jam rritur me përulësi dhe askush nuk më ka falur asgjë. Ia dedikoj golin familjes time dhe miqve të mi, ata që besuan te karriera ime”, është shprehur Messias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat