Ballkani me pikë të plota, Feronikeli pëson humbjen e tetë rresht 

Futboll

Ballkani me pikë të plota, Feronikeli pëson humbjen e tetë rresht 

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Ballkani me pikë të plota, Feronikeli pëson humbjen e tetë rresht 

Feronikeli nga Drenasi është zhytur në krizë të thellë. “Nikli’ pëson humbjen e tetë rresht në elitën e futbollit të Kosovës dhe ngujohet në fund të renditjes.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikeli, në ndeshjen e javës së 16-të.

Në minutën e 23-të, Solomon shënon për fitoren e skuadrës nga Theranda. 

Seferi i Feronikelit, në minutën e 84-të, ishte i pafat, shtylla ia mohoi golin.

Ballkani kryeson me 30 pikë e Feronikeli është në vend me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat