Aliji: Nuk kishte ndonjë dallim mes nesh dhe Bregallnicës

Futboll

Aliji: Nuk kishte ndonjë dallim mes nesh dhe Bregallnicës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:23
Aliji: Nuk kishte ndonjë dallim mes nesh dhe Bregallnicës

Skuadra e Sileksit nga Kratova edhe sivjet është në gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë së Veriut. Në takimin e sotëm, ata eliminuan Bregallnicën e Shtipit, me anë të penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me barazim 1:1.

Njëri prej lojtarëve më të mirë të kësaj skuadre, mesfushori nga Kumanova, Burhan Aliji, është i kënaqur me kualifikimin. Ai i ka thënë gazetarit Reshat Ibraimi se ndeshja ishte e vështirë, porse nuk ka vërejtur ndonjë dallim mes Bregallnicës (luajnë në ligën e parë) dhe Sileksit (lider në ligën e dytë-Perendim). Ai shpreson se me Sileksin do të luajnë në finalen e madhe.

“Po, e vështir, sepse Bregalnica është ekip i ligës së parë, por me besim dhe mund arritëm në gjysmëfinale. Dhe, më e rëndësishme ishte ajo se nuk kishte ndonjë dallim mes neve dhe Bregallnicës.

Domethënë nuk e kishim problem se janë në ligë të Parë. Ne kemi mundur që ndeshjen ta fitojmë edhe gjatë kohës së rregullt, pa penallti, por ky është futbolli. Ishim të sigurt edhe në penallti. Shpresoj të jemi edhe në finale. Po presim Pelisterin ose Vardarin, cila skuadër do të kaloj në gjysmëfinale dhe do të shohim kush do të na bie në shortë”, deklaroi Burhan Aliji.

Kujtojmë se, Sileksi është fitues aktual i kupës.

Në gjysmëfinale të kupës janë kualifikuar edhe Struga Trim Lum dhe Makedonija GJP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat