Formacionet zyrtare: Everton – Arsenal, Xhaka startues

Futboll

Formacionet zyrtare: Everton – Arsenal, Xhaka startues

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:14
Granit Xhaka

Arsenali do ta vizitojë Evertonin në duelin përmbyllës të xhiros së 15-të në Premier Ligë. 

“Topçinjtë” vijnë pas një humbje 3-2 ndaj Manchester United në Old Trafford, teksa ata do të kërkojnë këndelljen dhe tre pikët e reja për të vazhduar luftën për një vend në top-katërshe këtë edicion.

Skuadra nikoqire ndërkohë, Evertoni është pa fitore që nga shtatori, duke shkuar në një ecuri prej tetë ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë (6 humbje, 2 barazime).

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me skuadrën londineze që e ka inkuadruar Granit Xhakën nga minuta e parë, teksa ka lënë në bankë kapitenin Aubameyang.

Everton XI: Pickford, Coleman, Mina, Keane, Godfrey, Gordon, Doucoure, Allan, Gray, Townsend, Richarlison.

Arsenal XI: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Martinelli, Odegaard, Saka, Lacazette.

Dueli fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Goodison Park”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat