Dita kur pritet të prezantohet selektori i ri i Kosovës 

Futboll

Dita kur pritet të prezantohet selektori i ri i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:13
Dita kur pritet të prezantohet selektori i ri i Kosovës 

Ka kohë që po flitet për çështjen e selektorit të ri të Kombëtares së Kosovës dhe si duket kësaj pune i ka ardhur edhe përfundimi!

Një burim i afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se nesër do të prezantohet selektori i  ri i Kombëtares së Kosovës.

“Ish futbollisti francezi Alain Giresse është selektor i ri!  Ai nesër do të prezantohet.

Gjithçka është qartësuar vetëm nëse ngjan ndonjë çudi e mos të prezantohet francezi”, ka bërë të ditur një burim i afërt me FFK-së.     

Alain Giresse, nëse zyrtarizohet nesër, është pasardhës i zviceranit Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat