Rexhepi: Morëm një pikë me vlerë, Skënderbeu beson te mbijetesa

Futboll

Rexhepi: Morëm një pikë me vlerë, Skënderbeu beson te mbijetesa

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:11
Rexhepi: Morëm një pikë me vlerë, Skënderbeu beson te mbijetesa

Bekim Rexhepi u konfirmua sërish një nga pikat më të forta të Skënderbeut, teksa me pritjet e tij mbajti të paprekur portën dhe u dha korçarëve një pikë në transfertën ndaj Laçit, teksa në intervistën për SuperSport, konfirmoi se ekipi beson ende te mbijetesa.

“Mendoj që ishte një pikë e vlefshme këtu në Laç, edhe pse u munduam të zbatojmë urdhrat e trajnerit që sapo ka ardhur. Mund ta kishim humbur ndeshjen në fund, por edhe me pak fat, ia dolëm të marrim një pikë.

Skuadra ka pasur dhe ka besim, por reformimi nuk mund të bëhet për dy ditë, ndaj duam të rritemi gradualisht e të marrim sa më shumë pikë, për të siguruar mbijetesën.

Nuk di të them nëse ndryshimi i trajnerit është vendim i duhur. Megjithatë çdo trajner ka mënyrën e tij të punës dhe ne duhet të zbatojmë urdhrat e tij kur zbresim në fushën e lojës”, u shpreh Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat