Përjashtime dhe gjoba të majme, UEFA fiton apelin ndaj klubeve te Superligës

Futboll

Përjashtime dhe gjoba të majme, UEFA fiton apelin ndaj klubeve te Superligës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:10
Përjashtime dhe gjoba të majme, UEFA fiton apelin ndaj klubeve te Superligës

UEFA ka fituar apelin kundër klubeve të Superligës së Europës sipas vendimit të fundit të shpallur nga Gjykata e Madridit.

Kjo gjykatë kishte rrezuar para disa kohësh vendimet e UEFA-s për sanksionet e vendosura kundrejt klubeve të përfshira në krijimin e Superligës së Europës, por tashmë me fitimin e apelit nga ana e autoritetit më të lartë të futbollit europian priten masa ndëshkimore të ashpra ndaj klubeve.

Përjashtimet nga komepticionet europiane, si dhe gjobat që shkojnë deri në 100 milionë duken të jenë skenarët më të mundshëm për ato që i pret klubet si Reali, Juventusi, Barcelona etj.

Presidenti Çeferin kishte folur dhe në ditët e shkuara me tone të ashpra lidhur me këtë çështje dhe tashme me një vendim gjykate në duart e tij priten të shihen se cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndjek kreu i UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat