Sportistja e njohur shqiptare, dikur reprezentuese, sot pastruese!

Futboll

Sportistja e njohur shqiptare, dikur reprezentuese, sot pastruese!

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:09
Sportistja e njohur shqiptare, dikur reprezentuese, sot pastruese!

Shyret Brahimi nga Shkupi, e cila pothuajse 10 vite ka veshur fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, duke qenë pjesë e saj nga viti 2005 nuk po kalon aspak momente të mira në jetën e saj.

Një nga futbollistet më të mira që ka pasur Maqedonia, e cila kishte arritur të fitonte gjashtë tituj kampioni me KFF Shqiponjat nga Hasanbegu në vitet e 2000-ta, pastaj Nashe Taksi, Ohër e të tjerë, sot jeton me qira së bashku më vëllain e saj, i cili është i martuar dhe ka fëmijë.

Shyretja nga një yll i futbollit në vendin tonë, sot për të siguruar kafshatën e bukës punon si pastruese.

Image

“Unë sot jetoj në gjendje të vështirë financiare. Punoj si pastruese për 2 euro orën, edhe atë jo çdo ditë, por kur të ketë punë më thirrin. Shumë kam luftuar për fanellën e Maqedonisë, ndërsa sot nuk jam askushi. 

Image

Kam ardhur në situatë me më thirrë dikush të punoj për ndonjë denar. Nuk e di si të veprojë, mu ka mërzitë jeta”, deklaroi ish-lojtarja e njohur për “Open-TV. Mk”, duke bërë lutje tek institucionet e vendit për t’ia siguruar një vend të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat