Kombëtarja Aziatike që ndodhet në Botëror kërkon ndeshje me Shqipërinë

Futboll

Kombëtarja Aziatike që ndodhet në Botëror kërkon ndeshje me Shqipërinë

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:22
Kombëtarja Aziatike që ndodhet në Botëror kërkon ndeshje me Shqipërinë

Shqipëria do të luajë në muajin qershor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Por pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë do të kenë dy data bosh nga kalendari i parashikuar më herët. Kështu Kombëtarja e drejtuar nga Reja mund të zhvillojë miqësore gjatë kësaj hapësire.

Pjesëtarë të Federatës Iraniane të Futbollit janë shprehur se po bisedojnë me Shqipërinë për të caktuar një miqësore në qershor, por ende nuk është arritur mbyllja e marrëveshjes.

Irani ndodhet në vendin e 21 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe gjendet në Botëror në Grupin  B, së bashku Anglinë, SHBA, dhe një mes fituesit të Ukrainës, Skocisë ose Uellsit që do vazhdojnë fazën e Play Off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat