Rekord çmimesh, por biletat shiten për 20 minuta

Futboll

Rekord çmimesh, por biletat shiten për 20 minuta

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:28
Rekord çmimesh, por biletat shiten për 20 minuta

Milan është shumë fitimit të titullit të 19-të në histori. “Kuqezinjve” u mjafton vetëm një pikë në sfidën e fundit të kampionatit përballë Sassuolos në transfertë për të rikthyer trofeun pas 11 vitesh në Milanello.

Përballja ndaj Sassuolos do të zhvillohet të dielën e 22 majit (18:00) në “Mapei Stadium”,në të njëjtën datë dhe orar kur do të luhet Inter-Sampdoria.

Interesi nga ana e tifozerisë së Milan për të ndjekur këtë përballje nga afër është aq i lartë sa të gjitha biletat janë shitur brenda 20 minutave. Plot 21 mijë vetë do të ndjekin nga afër këtë ndeshje dhe shumica do të jenë tifozët e Milan-it.

Ndërsa nga mediet italiane shtohet se çmimet janë shumë të larta, duke filluar nga 1000 euro për biletë, megjithatë asgjë nuk e ka ndalur tifozerinë e “Djallit” që të dyndet për bileta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat