Ibraimi, diplomoi në Universitetin e Sporteve në Tetovë

Futboll

Ibraimi, diplomoi në Universitetin e Sporteve në Tetovë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:08
Ibraimi, diplomoi në Universitetin e Sporteve në Tetovë

Agim Ibraimi është diplomuar në Universitetin e Sporteve në Tetovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari i Dinamo Tiranës, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet me diplomë në duar, ndërsa falënderon Zotin për këtë arritje në jetën e tij.

Një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dinamos, krahas futbollit, ka përfunduar studimet edhe në Universitetin e Sporteve.

33-vjeçari është aktivizuar në këtë sezon në 34 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, ku ka arritur të shënojë 7 gola si dhe të japë 4 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat