Arsim Plepolli i revoltuar në lojtarin: Pa moral e pranon dhe refuzon Kosovën

Futboll

Arsim Plepolli i revoltuar në lojtarin: Pa moral e pranon dhe refuzon Kosovën

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:11
Arsim Plepolli i revoltuar në lojtarin: Pa moral e pranon dhe refuzon Kosovën

Futbollisti i Hammbarby-t, Edvin Kurtulus, ia kthen shpinën Kombëtares së Kosovës. 

Një vendim të tillë të tij askush nuk e ka pritur, kur kihet parasysh se ai ka qenë edhe kapiten i Kosovës U-21.

Largimi i mbrojtësit në heshtje dhe i papritur duke iu bashkuar Suedisë, kjo ka revoltuar edhe ish futbollistin e mirënjohur Arsim Plepolli.

Ai ka shkruar se në Kosovë u ngrit dhe u bë kapiten, në fund shkon diku tjetër.

“Me t’u ofruar fanella e Kosovës dhe e pranon pa hezitim, bën emër dhe ngritësh deri të Kapiteni dhe në fund pas një ftese tjetër pa moral e pranon dhe refuzon Kosovën, nuk mundem të besoj!

Forca Kosova”, ka shkruar Plepolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat