Ramadani: Nuk kam folur ende me drejtuesit për të ardhmen

Futboll

Ramadani: Nuk kam folur ende me drejtuesit për të ardhmen

Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:12
Ramadani: Nuk kam folur ende me drejtuesit për të ardhmen

Egnatia siguroi pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore pas fitores në “Play-Off” ndaj Korabit me rezultatin 2-0. Duke folur për “Super Sport” për këtë sfidë, trajneri i ekipit të Rrogozhinës, Zekirija Ramadani theksoi se ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij.

Më tej tekniku shtoi se kishin punuar shumë për këtë ndeshje dhe rezultatin e morën. Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij Ramadani u shpreh se nuk kanë pasur mundësi të ulen me drejtuesit e klubit për të diskutuar, por deklaroi ndër të tjera se që nga janari, kohë kur ai mori drejtimin e Egnatias,  skuadra ka pasur goxha përmirësim.

Sa i lumtur jeni që fituat dhe do jeni edhe një sezon tjetër në Superiore? Në bazë të statistikave çdo skuadër që vjen e re në Superiore nuk rri më shumë se një sezon.

Unë mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Sa i përket ndeshjes mund të themi që ishte një kundërshtar i panjohur, por mendoj që kishim mjaft kohë për të punuar me ekipin dhe bëmë mjaft mirë dhe bëmë mirë ndaj këtij kundërshtari që jo rastësisht ka dalë në vend të tretë në Kategorinë e Parë, pasi kishte shumë eksperiencë brenda saj. Kishim dëshirë dhe vullnet shumë sepse ne kishim shumë për të humbur, ndërsa ata nuk kishin çfarë të humbnin.

Ndërsa sa i përket qëndrimit në Superligë ndoshta është pak të thuhet, por nëse kthehemi mbrapa ne lamë pas Skënderbeun dhe Dinamon që kanë më shumë histori, por ishte një punë e madhe. I uroj futbollistët, ka qenë një sezon mjaft i lodhshëm, pasi në disa momente kemi qenë mirë e disa momente kemi lënë pikë, por skuadra e tregoi që dëshiron të jetë në Superiore.

Gabimet: Njerëz jemi gabojmë, kur ke rezultat pozitiv mendon se je mirë dhe nuk i sheh mangësitë, pastaj kur ke rezultate negative analizon më thellë, por janë bërë disa gabime në fillim të kampionatit. Në janar kemi bërë lëvizje mjaft të mira me prurjet e reja dhe kjo u duk edhe në lojën e skuadrës.

E ardhmja, do jeni te Egnatia sezonin tjetër? J

emi takuar me Presidentin, por nuk kemi diskutuar për rinovimin pasi kjo ndeshje na ka lodhur tepër. Besoj se që nesër mund të ulemi të bisedojmë dhe shpresoj që të gjejmë një gjuhë të përbashkët sepse unë dua të vazhdoj dhe Presidenti më ka thënë që do të ketë edhe prurje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat