Ish-trajneri i Shqipërisë: Bëhuni gati për “bomba” nga Monza

Futboll

Ish-trajneri i Shqipërisë: Bëhuni gati për “bomba” nga Monza

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:16
Panucci

Christian Panucci fitoi trofe me Milanin, Real Madrid dhe Romën gjatë karrierës si futbollist, ndërsa si trajner ka bërë fare pak deri tani. E nisi si ndihmësi i Fabio Capellos te Rusia.

Më pas disa aventura të shkurtra te Livorno dhe Ternana, dhe asgjë për t’u mbajtur mend në periudhën kur drejtoi kombëtaren shqiptare (korrik 2017-mars 2019).

Ish-mbrojtësi i djathtë është ndalur te Paulo Dybala dhe Monza në prononcimin e fundit. Argjentinasi mbylli mes lotësh 7 vitet e kaluara te Juventusi.

Në fillim u përfol për një kalim tek Interi, në Itali janë të sigurt se ai ka akord me nënkampionët e Italisë, më pas dolën në skenë Milani e Roma, teksa e ëndërron edhe Monza.

“Dybala është një kampion i madh, por kohët e fundit nuk ka shfaqur vazhdimësi te Juventusi. Ai do i bënte punë të gjithë skuadrave të mëdha, edhe Milanit”, thekson Panucci, i cili ndalet edhe te fenomeni Monza.

Në krye të klubit janë Silvio Berluconi-Adriano Galliani, ish-dyshja legjendare e Milanit. Ambiciet i kanë të mëdha në sezonin e parë që Monza do të luajë në elitën e futbollit italian.

Emra si Dybala apo Mauro Icardi lidhen me një transferim te Monza, ndërkohë që Panucci shprehet i bindur që në ekipin italian do të vijnë emra të mëdhenj.

Di të them që Monza do të kryejë disa blerje bombë, sepse Galliani nuk është një tip që mjaftohet me pjesëmarrjen në kampionat dhe kaq”, deklaroi Panucci.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat