Belotti drejt kampionatit francez

Futboll

Belotti drejt kampionatit francez

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:10
Belotti drejt kampionatit francez

Andrea Belotti i dha fund aventurës së toj te Torino, pas plot 7 sezonesh dhe me shumë mundësi do të lërë edhe kampionatin italian, për t’u transferuar në Ligue 1.

Burime për mediat italiane saktësojnë se sulmuesi mund të transferohet vetëm pak kilometra larg Torinos, pikërisht në Monaco, pasi ka një marrëveshje paraprake me drejtuesit e klubit të Principatës.

Mes palëve ka një akord paraprak për një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, teksa tashmë pritet që Belotti të shkojë e të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë.

Sulmuesi italian pati kontratë deri në fund të qershorit me Torinon dhe refuzoi rinovimin, teksa më 1 korrik klubi “granata” njoftoi edhe zyrtarisht divorcin mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat