​FFK thërret tifozët para ndeshjes me Qipron: “Dardanët” kanë nevojë për mbështetjen tuaj

Futboll

​FFK thërret tifozët para ndeshjes me Qipron: “Dardanët” kanë nevojë për mbështetjen tuaj

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri te ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Qipros, e vlefshme për grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, duket se interesimi për ta parë këtë ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ana e tifozëve nuk është i madh.

Kjo për faktin se Federata e Futbollit të Kosovcës në orët e mëngjesit të sotëm ka lëshuar një tjetër thirrje për tifozët duke i ftuar ata që të blejnë bileta për ta mbështetur kombëtaren në këtë sfidë kaq të rëndësishme.

Në faqen zyrtare të federatës në “Facebook” është ri-postuar linku i shitjes së biletave online i cili do të jetë i hapur deri në ora 15:00 dhe të cili i është bashkangjitur thirrja për blerjen e biletave.

“Biletat për ndeshjen Kosovë vs Qipro mund të blihen online në linkun e mëposhtëm deri në orën 15:00. Dardanët kanë nevojë për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar FFK.

Ndryshe, Kosova ka nevojë për fitore ndaj Qipros në mënyrë që të mos e rrezikojë rënien në Ligën D.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat