Leverkusen prezanton Xabi Alonson si timonierin e ri të skuadrës

Futboll

Leverkusen prezanton Xabi Alonson si timonierin e ri të skuadrës

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:04
Leverkusen prezanton Xabi Alonson si timonierin e ri të skuadrës

Tashmë zyrtarisht Xavi Alonso do të jetë timonieri i ri i skuadrës gjermane. Leverkusen e ka prezantuar ditën e sotme trajnerin spanjoll, si zëvendësuesin e Gerardo Seoane.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bëjë e ditur se palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Bayer 04 Leverkusen janë ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Xabi Alonso i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Mirësevjen në Leverkusen, Xabi Alonso”, shkruan në njoftimin e klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat