​Benzema i rikthehet fushës, luan në miqësoren ndaj Leganes

Futboll

​Benzema i rikthehet fushës, luan në miqësoren ndaj Leganes

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:31
​Benzema

Ndërsa thuhet se ka vendosur që të mos luajë për Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar kundër Argjentinës, Karim Benzema tashë është rikthyer për të luajtur për Real Madridin, mëngjesin e kësaj të enjteje, pasi ishte kthyer në stërvitje prej disa ditësh.

Sulmuesi, i cili u lirua nga skuadra e Francës më 19 nëntor për shkak të një dëmtimi në kofshë, luajti në një miqësore një orëshe kundër Leganés, në një kohë kur Reali intensifikon stërvitjet për t'u rikthyer në garë për ndeshjet e edicionit pranveror të La Ligas.

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultat 1-1, me golat e Kroos dhe Undanbarrena..

Franca do të ballafaqohet me Argjentinën të dielën ku edhe do të kërkojë ta mbrojë titullin e kampionit të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat