Rebelohet sulmuesi i Evertonit, nuk shkon në stërvitje

Futboll

Rebelohet sulmuesi i Evertonit, nuk shkon në stërvitje

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:27
Anthony Gordon

Everton nuk gjen qetësi. Si të mos mjaftonte shkarkimi i Frank Lampardit dhe ecuria jo e mirë në pjesën e parë të sezonit, “Blutë” tani kanë një problem të ri dhe ai është Anthony Gordon.

Sulmuesi nuk është paraqitur prej tri ditësh në stërvitje, me Gordon i cili kishte marrë leje nga klubi vetëm për ditën e martë, ndërsa të mërkurën dhe të enjten ai nuk dha asnjë shpjegim për mungesën e tij.

Sipas medieve angleze, 21-vjeçari u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se ai nuk do të rikthehet më pasi po kërkon me ngulm transferimin te Newcastle.

Në krahun tjetër, bardhezinjtë ende nuk kanë bërë lëvizjen konkrete për të dërguar një ofertë zyrtare, por është mësuar se Newcastle kanë gjetur akordin me lojtarin, por jo me Everton.

Një situatë aspak e këndshme për Everton, por që në fund mund të sjell të ardhura dhe po flasim për një operacion i cili mund të shkoj deri në 40 milionë stërlina.

Në verën e kaluar, Chelsea dhe Newcastle ishin dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit anglez, por tani, me merkaton e zhvilluar në janar, Chelsea vështirë se mund të rifutet në garë dhe pista e vetme mbetet Newcastle.

Tani mbetet për t’u parë, pasi ky operacionin pritet të mbyllet në ditët e fundit të janarit, në rast të kundërt, Gordon mund të përballet me një situatë të vështirë nëse qëndron te Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat